Ditë dimri, por dita e 19 shkurtit të vitit 1989 ishte festë futbolli në Prizren.
Skuadra me renome boshnjake Velezhi i Mostarit me emra të mëdhenj si Semir Tuce, Haxhiabdiç, Shishiq, Karbaeg, Repak etj. zbarkojnë në qytetin Prizrenit, për të luajtur ndeshjen e kthimit me Lirinë në kuadër të çerekfinales së Kupës “Marshall Tito”.
Mbi 7 mijë shikues në stadium, krijuan atmosferë impozante.
Në tribuna, përplotë me transparente, me muzikë e ovacione, atmosferë e rrallë.
“Meqë ndeshja e parë në Mostar pat përfunduar me fitoren e vendasve (2:0), e kjo e kthimit u mbyll me rezultatin të barabartë (2:2), mostarasit hynë në gjysmëfinalen e garës më masive të futbollit.
Por, nga ana tjetër, duhet të konstatojmë se prizrenasit u ndanë me nder dhe krenarë me lojën që treguan. Jo vetëm ngushëllim, por edhe sukses i madh është arritja e skuadrës prizrenase deri në çerekfinale, që paraqet edhe rezultatin më të madh në historikun e skuadrës në këto gara”, ka shkruar gazeta “Rilindja” me datën 20 shkurt të vitit 1989.
Juriç në minutën e 57-të kaloi në epërsi Velezhin. Megjtihatë finish i takimit ishte përplioot emcoione dhe kthesa në rezultat.
“Në minutën e 82-të aty bukur ndërhyri Rramadani dhe me kokë e futi topin në këndin e majtë të sipërm. Rezultati u barazua (1:1), ndërsa në stadium gëzim i madh. Edhe pas barazimit sulmet uragane të Lirisë janë të vazhdueshme dhe gjithnjë e më të rrezikshme.
Në minutën e 82-të topin e dërguar para portës së Velezhit e kthen me kokë mbrojtësi Cvetanovski, ndërsa Gaxholli nuk e ka vështirë ta dërgojë në këndin e poshtëm dhe Liria avancon – 2:1.
Tani, edhe pse kishin ngelur jo plotë 8 minuta deri në mbarim, shpresat kthehen, por ato i ndërprenë shënimi i Repakut dhe barazimi i rezultatit 2:2 në minutën e 86-të.
Ky ishte edhe goli më i bukur, që prej një 14 metrash me goditje volej e shënoi sulmuesi i Velezhit”, ka shkruar mes të tjera gazeta e asaj kohe.
Liria – Velezhi 2:2
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Prizren.
Moti ishte i vranët, por mirë për lojë.
Fusha e rrëshqitshme dhe bukur e vështirë.
Ndeshjen e ndoqën mbi 7 mijë shikues.
Referoi Zdravko Martun nga Llushko, të cilin i ndihmuan Igor Buçar i Lubjanës dhe Milan Mitroviq nga Novo-Mesto.
Me karton të verdhë u ndëshkuan Bedredin Gjinali i Lirisë dhe Shishiq e Barbariq të Velezhit. Golashënues ishin: Ramadani në minutën e 77-të dhe Gaxholli në atë 82-tën për Lirinë, ndërsa P. Juriç (57’) dhe Repak (86’).
Liria: Milenko Bjeliq, Lulzim Berisha, Ivica Cvetanovski, Agim Nikoliqi, Behajdin Gjinali, Bedridin Gjinali, Harun Isa (Suarez Kraja), Nedim Tutiq, Rexhep Gaxholli, Osman Ramadani dhe Sahit Kelmendi.
Velezhi: Petranoviq, Haxhiabdiç, Shishiq, Barbariq, Rrahimiq, Jedvaj, Repak, Rufek, P. Juriç, (S. Juriç), Karabeg dhe Tuce.