Nisin sezonin e ri në shtëpi

Futboll

Nisin sezonin e ri në shtëpi

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 15:26
Foto ilustrrim

Laçi dhe Elbasani do të përballen të shtunën e 22 gushtit, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në Kurbin, do të nisë prej orës 16:00.

Ndërsa sot, klubi kurbinas ka rikujtuar edhe një herë tjetër tifozët për këtë duel. Ndër të tjera, Laçi ka dhënë detaje edhe mbi çmimet e biletave, të cilat variojnë nga 300 lekë të reja deri në 500 lekë të reja.

Kujtojmë se Laçi rikthehet në elitën e futbollit shqiptar vetëm pas një sezoni që militon në Kategorinë e Parë.

Sezonin e shkuar u shpallën kampionë, duke siguruar ngjitjen në Superiore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat