Evertoni po e shqyrton mundësinë për ta rikthyer Richarlisonin nga Tottenhami.
Të dy klubet janë në kontakt të rregullt lidhur me një transferim të mundshëm.
Edhe braziliani është i interesuar për t’u rikthyer te Evertoni, ndërsa Roberto De Zerbi i ka dhënë leje të kërkojë një klub të ri.
Megjithatë, realizimi i marrëveshjes do të jetë i vështirë nëse Beto ose Thierno Barry nuk largohen nga Evertoni.
Pikërisht për këtë arsye, klubi nga Goodison Park ende nuk ka dërguar një ofertë zyrtare për Richarlisonin.