Lojtari nga Kosova shënon për Bayernin e Munihut

Futboll

Lojtari nga Kosova shënon për Bayernin e Munihut

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 20:37
Ibrahimoviçi

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviçi, po vazhdon me paraqitje të mira te Bayern Munih.

Ibrahimoviçi shënoi në ndeshjen miqësore ndaj Heidenheimit, ku “Bavarezët” triumfuan me rezultat 4:2.

Ai ishte i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar penalltinë kundër ish-klubit të tij.

Ibrahimoviçi u zëvendësua në minutën e 61-të, ndërsa në lojë u aktivizua Harry Kane.

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e Bayernit para fillimit të sezonit. 

Pas katër ditësh, “Bavarezët” do të kërkojnë trofeun e Superkupës së Gjermanisë, ku do të përballen me Borussia Dortmundin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat