Bayern-i nuk është i shqetësua

Futboll

Bayern-i nuk është i shqetësua

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 13:18
Bayern

Bayern-i nuk është i shqetësuar për gjendjen e Musiala-s dhe pret të luajë shumë shpejt në nivele të larta!

Agjensia Gjermane e Lajmeve ka cituar një burim pranë klubit të FC Bayern-it sa i përket situatës që është krijuar rreth Jamal Musiala-s.

Sipas burimit, i cili ka kërkuar të qëndrojë anonim, shoqëria bavareze është e qetë në këtë drejtim pasi pret që talneti të luajë në nivele të larta dhe se karriera e tij nuk është në rrezik.

Në prononcimin e shkurtër mësohet se lojtari është aktivizuar në dy miqësoret ku ndodhën dy incidentet pas konsultës me mjekët, të cilët mendojnë se shëndeti i lojtarit nuk është në rrezik..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat