Talla arrin marrëveshjen me Malishevën

Futboll

Talla arrin marrëveshjen me Malishevën

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 13:27
Pamje nga prezantimi

Futbollisti Lorent Talla ka arritur marrëveshjen me klubin Malisheva, nënkampion të Kosovës. 

Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e FC Malishevës. 

“Kemi arritur marrëveshje me Rio Ave FC për huazimin e mesfushorit me tipare sulmuese Lorent Talla për sezonin 2026/27.

Talla, i cili më parë ka qenë pjesë edhe e Queens Park Rangers në Angli, do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra jonë”, ka njoftuar FC Malisheva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat