Dardanet U18 të gatshme për “Taranto 2026”

Futboll

Dardanet U18 të gatshme për “Taranto 2026”

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 15:04
Dardanët

Kombëtarja e Kosovës U18 për vajza ka përmbyllur sot kampin stërvitor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Pas përfundimit të përgatitjeve, “Dardanet” do të udhëtojnë drejt Italisë, ku do ta përfaqësojnë Kosovën në disiplinën e futbollit në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Nën udhëheqjen e Albina Rrahmanit, vajzat e Kosovës janë gati për përvojën e tyre të re ndërkombëtare.

“Dardanet” do të ballafaqohen me Portugalinë, Italinë, Marokun dhe Slloveninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat