Fati Ismali dhe Stefan Ristovski - emrat e rinj te Bashkimi!

Futboll

Fati Ismali dhe Stefan Ristovski - emrat e rinj te Bashkimi!

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 19:35
Fati Ismali

Pasi në startin e sezonit të ri në PMFL, skuadra e Bashkimit nga Kumanova u mposht bindshëm në të tri ndeshjet e zhvilluara, sot drejtuesit e klubit njoftuan se kanë arritur të përforcohen me dy futbollistë të rinj.

I pari është Stefan Ristovski, i cili vjen nga skuadra e Detonit.

Ristovski luan në pozitën e sulmuesit dhe ka pasur një sezon shumë të mirë.

Fati Ismali është një mbrojtës me përvojë, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të Shkupit, Gostivarit dhe Rabotniçkit. Ai ka luajtur gjithashtu në kampionatin e Kosovës, ku ka qenë pjesë e disa skuadrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat