Një emër i ri del në skenë për sulmin e Barcelonës

Futboll

Një emër i ri del në skenë për sulmin e Barcelonës

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 20:33
Tresoldi

Një emër i ri del në skenë për sulmin e Barcelonës.

Katalanasit hedhin sytë nga italiani i “gjermanizuar”

Koha po kalon dhe shanset që Julian Alvarez të transferohet te Barcelona po pakësohen gjithmonë e më shumë.

Të vetëdijshëm për këtë gjë, katalanasit po shqyrtojnë alternativa të tjera.

Gazetari Gerard Romero zbulon se Barcelona po e monitoron nga afër situatën e Nicolo Tresoldi-t, sulmuesit të Club Brugge. Italiani por që mban nënshtetësinë gjermane, shkëlqeu sezonin e kaluar duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 9 asiste.

Ai është nën kontratë me klubin belg deri në vitin 2029 dhe ka një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh. Për 21-vjeçarin ka interes edhe nga klube të tjera në Serie A e në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat