100 milionë për Lautaron, Barcelona synon kapitenin e Interit

Futboll

100 milionë për Lautaron, Barcelona synon kapitenin e Interit

Më: 20 gusht 2026 Në ora: 12:20
Martinez

A po kërkohet Lautaro Martinez nga klubet spanjolle?

Raportimet nga Spanja dhe Argjentina sugjerojnë se Barcelona është gati të bëjë një lëvizje për kapitenin e Interit.

Nuk është sekret që “Blaugranat” janë në kërkim të një sulmuesi, e as nuk përbën lajm fakti që numri 10 i zikaltërve ka kohë që është një objektiv shumë i lakmuar.

Sipas TNT Sports Argentina, pas refuzimit të prerë të Atlético Madridit për Julián Álvarezin, raportohet se Barcelona e ka zhvendosur vëmendjen te kapiteni i Interit.

“Nëse marrëveshja për Álvarezin nuk ecën përpara, plani i Barcelonës është të ofrojë 100 milionë për Lautaro Martínezin,” deklaroi gazetari sportiv Cristian Camino.

Ky qëndrim ndahet edhe në Spanjë, ku raportohet se “El Toro” është një kërkesë specifike e Hansi Flickut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat