Laçi fuqizon sulmin para sfidës me Elbasanin

Futboll

Laçi fuqizon sulmin para sfidës me Elbasanin

Më: 20 gusht 2026 Në ora: 13:57
Muhammad Aliyu Umar

Laçi përforcohet në prag të kampionatit të ri.

Skuadra kurbinase, e rikthyer në elitë pas një sezoni në Kategorinë e Parë, ka firmosur me Muhammad Aliyu Umar.

Bëhet fjalë për një nigerian 20-vjeçar, që ka qenë pjesë e akademisë dhe luan në pozicionin e sulmuesit të djathtë.

“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen për nënshkrimin e kontratës me lojtarin e akademisë sonë, Muhammad Aliyu Umar.

20-vjeçari që luan si sulmues tashmë merr statusin e profesionistit pas nje sezoni tepër pozitiv në ndeshjet që është aktivizuar”, – shkruan klubi i Laçit në lidhje me lëvizjen e radhës.

Kurbinasit e nisin kampionatin të shtunën, kur do të presin Elbasanin në fushën e tyre. Një ndeshje e vështirë, që do të tregojë edhe portretin e Laçit të këtij sezoni, pasi nga skuadra që drejtohet nga trajneri Qatip Osmani ka pasur largime të rëndësishme gjatë merkatos së verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat