Arsenali rikthehet fuqishëm për Julian Alvarez

Futboll

Arsenali rikthehet fuqishëm për Julian Alvarez

Më: 20 gusht 2026 Në ora: 16:13
Alvarez

Arsenali ka identifikuar Julián Álvarez si një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv, pasi dështoi në tentativën për të transferuar Vinícius Jr.

“Gunners” e kishin ftohur interesimin për argjentinasin, pasi Álvarez kishte bërë të qartë preferencën e tij për një transferim te Barcelona.

Megjithatë, situata ka ndryshuar pasi Atlético Madrid vazhdon të refuzojë negociatat me klubin katalanas.

Kjo mund t’i hapë rrugë Arsenalit që të tentojë një lëvizje për 26-vjeçarin në ditët e fundit të afatit kalimtar. Interesimi i klubit londinez për Álvarez nuk është i ri dhe është konfirmuar edhe më herët nga raportime të Sky Sports.

Ndërkohë, Barcelona duket se po shqyrton alternativa të tjera, me Lautaro Martínez që raportohet tashmë si një nga opsionet kryesore për sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat