Garcia flet për kartonin e kuq të Pajazitit

Futboll

Garcia flet për kartonin e kuq të Pajazitit

Nga: K.G. Më: 20 gusht 2026 Në ora: 23:56
Garcia

Në ndeshjen e parë të play-off-it të Conference League në futboll, Hajduku i Splitit barazoi në “Polud” me Rakowin me rezultatin 2:2. 

Trajneri i Rakow, David Kroczek, ishte i pari që foli: “E nisëm shumë mirë ndeshjen, në përputhje me planin tonë.

Mendoj se reaguam shumë mirë pas golit të parë të tyre.

Në pjesën e dytë pësuam atë gol, ndërsa pas kartonit të kuq provuam, përmes sulmeve të organizuara, të arrinim te goli i dytë dhe në fund ia dolëm.

Dua t’i përgëzoj lojtarët e mi. Ishte një transfertë shumë e vështirë, por gjithsesi arritëm të merrnim një barazim në fushën kundërshtare. Luajtëm kundër Hajdukut, që është një skuadër shumë e mirë, dhe treguam se jemi pjekur dhe mund të përballemi me ta.

Të gjithë mendonin se Hajduku do të fitonte, por në fund ne arritëm ta shënonim atë gol”.

Edhe trajneri i Hajdukut, Gonzalo Garcia, dha përshtypjet e tij: “Kartoni i kuq e ndryshoi ndeshjen.

Pjesa e parë ishte e fortë, me raste nga të dyja skuadrat. Në pjesën e dytë e nisëm mirë dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë. Me kalimin e kohës po humbnim energjinë dhe kaq”.

Për kartonin e kuq të Pajazitit, Garcia tha:

“Kartoni i kuq i Pajazitit? Ai ishte agresiv, ishte një duel i keq. Deri atëherë kishte zhvilluar një ndeshje shumë të mirë.

Ndodh. Ne treguam se nuk jemi humbës. Gjithmonë luftojmë. Ndonjëherë kemi ditë të mira, ndonjëherë më të këqija”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat