Kompany në kërkim të trofeut të parë sezonal

Futboll

Kompany në kërkim të trofeut të parë sezonal

Më: 22 gusht 2026 Në ora: 13:04
Pamje nga ndeshja

Dortmund dhe Bayern Munich do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të Superkupës së Gjermanisë.

Sfida e cila do të luhet në stadiumin “Sigal Iduna Park” do të nisë prej orës 20:30.

Një përballje që ka dhuruar gjithmonë spektakël mes këtyre dy skuadrave dhe ku përqëndrimi është maksimal për trofeun e parë sezonal.

Për trajnerin e bavarezëve, Vincent Kompany, “uria” për ta nisur këtë edicion me fitoren e Superkupës është prezente, ndërsa në formacion priten mungesa të rëndësishme si ajo e Jamal Musialës, Sergey Gnabry dhe Lennart Karl.

Në radhët e verdhezinjve qëndron e njëjta situatë e ngjashme, ku për arsye dëmtimi nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Niko Kovac, Emre Can, Mussa Kaba dhe Nico Schlotterbeck.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat