Carrick i mërzitur me humbjen

Futboll

Carrick i mërzitur me humbjen

Më: 22 gusht 2026 Në ora: 16:32
Michael Carrick

Manchester United e ka nisur me humbje sezonin e ri 2026/27 të Premierligës.

Ata u mposhtën nga skuadra e sapongritur, Hull City me rezultat 2-0 duke qenë deri më tani fitorja më befasuese në kampionatin anglez.

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i “Djajve të Kuq”, Michael Carrick i cili u shpreh i zemëruar me humbjen e sotme.

“Një ndeshje nuk e ndryshon të gjithë drejtimin e sezonit, por duhet të jemi të vetëdijshëm se ku duhet të përmirësohemi”.

“Do të qëndrojmë të qetë, në flluskën tonë… është një ndeshje”, u shpreh Carrick..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat