Manchester City “peshkon” në Brazil

Futboll

Manchester City “peshkon” në Brazil

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 11:10
Elias

Pasi ka shitur Savinho dhe Marmoush, të dy drejt Tottenham, Manchester City po mendon të plotësojë menjëherë këto vende të lëna bosh. Sipas shtypit britanik, “Citizens” pritet të zyrtarizojnë blerjen e Allan Elias.

Bëhet fjalë për një sulmues anësor 22-vjeçar që luan me Palmeirasin në Brazil. Klubi anglez duket se i kishte marrë masat më parë dhe për Allan Elias do të paguajë 40 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Goditja e madhe e Manchester City në merkaton e kësaj vere është marokeni Ayoub Bouaddi, 18 vjeç.

Për këtë lojtar u paguan 100 milionë euro te Lille, pasi ai konsiderohet si pasuesi i Rodrit në radhët e skuadrës së trajnerit Enzo Maresca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat