Është bërë i ditur orari i të gjitha ndeshjeve të javës së 5-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Ndryshe nga java e kaluar, kur të dielën nuk pati futboll të Ligës së Parë, këtë herë do të ketë një ndeshje të dielën. Java do të zhvillohet në katër ditë, nga e premtja deri të hënën.
Derbi i xhiros do të luhet në Kratovë, ku të premten do të përballen Sileksi dhe Shkëndija, ndërsa Vardari do të jetë mysafir i Tikveshit në Kavadar të hënën.
Të premten, në Strugë, do të luhet edhe ndeshja Struga TL – Bregallnica.
Ndeshjet
E premte
Kratovë: Sileks – Shkëndija, ora 16:00
Strugë: Struga TL – Bregallnica, ora 17:00
E shtunë
Gostivar: Arsimi – Skopje, ora 16:30
E diel
Kumanovë: Bashkimi – Shkëndija e Haraçinës, ora 16:30
E Hënë
Kavadar: Tikvesh – Vardari, ora 17:00