Dy shqiptarë me AEK-un festojnë kundër Levskit

Futboll

Dy shqiptarë me AEK-un festojnë kundër Levskit

Nga: K.G. Më: 26 gusht 2026 Në ora: 23:04
Pamje nga ndeshja

Portieri Thomas Strakosha dhe futbollisti Stavros Pilios, me AEK-un festojnë kualifikimin në fazën grupore të Champions League.

Strakosha dhe Pilios u paraqitën titullarë, ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 74-të.  

Ekipi i Levskit nga Sofja i dha lamtumirën ëndrrës së madhe, që ishte kualifikimi në fazën kryesore të Champions League, pasi futbollistët e trajnerit Julio Velazquez pësuan një humbje të rëndë 0:4 ndaj AEK-ut në stadiumin në Sofje.

Golat për skuadrën “verdhezi” u shënuan nga Luka Joviq (7’), Barnabas Varga (12’, 29’) dhe Razvan Marin (55’, me penallti).
Ndeshja e parë në Sofje kishte përfunduar me rezultat 0:0. 

Kampioni i Bullgarisë do ta vazhdojë rrugëtimin e tij evropian në fazën kryesore të Ligës së Evropës, ku gjithashtu e presin ndeshje të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat