Alvarez mund të transferohet në Premier League

Futboll

Alvarez mund të transferohet në Premier League

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 23:52
Alvarez

Zyrtarët e Arsenalit janë gjithnjë e më optimist për transferimin e Julián Álvarez, pasi Atlético Madrid ka mbyllur derën për një kalim të tij te Barcelona.

Klubi madrilen kërkon rreth 130 milionë euro, ndërsa oferta aktuale e Arsenalit është 120 milionë euro, me mundësi për t’u rritur.

Situata e Álvarez te Atlético është tensionuar pas vërshëllimave të tifozëve ndaj tij.

Sipas raportimeve nga Spanja, sulmuesi argjentinas tashmë e sheh Arsenalin si opsionin e tij kryesor, duke e bërë gjithnjë e më të mundshëm transferimin para mbylljes së merkatos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat