Te Shamrok ishin thuajse të sigurt se do të ishin sërish pjesë e grupeve të Europës, para se të luhej takimi i kthimit me Egnatian.
Sfida e parë e fituar 3 me 1 në turin e tretë të Ligës së Europës, bënte që irlandezët të ëndërronin.
Më pas erdhi turpërimi nga Egnatia, që fitoi 5 me 1 në Rrogozhinë. Sot e shikojnë veten edhe jashtë Ligës së Konferencës, duke qenë se KuPS i eliminoi në finalen e “play off”.
Pas barazimit në Irlandë, mjaftoi autogoli i Lopes për fitoren e KuPS. Këto të fundit ishin më favorit sot në shtëpinë e tyre.
Shamrok projektohej në grupe. Tashmë duhet të bëjë llogaritë vetëm për kampionatin.