Kristjan Asllani i nënshtrohet vizitave mjekësore

Futboll

Kristjan Asllani i nënshtrohet vizitave mjekësore

Më: 28 gusht 2026 Në ora: 19:08
Kristjan Asllani

Prezantimi i Kristjan Asllanit tek Al Jazira do të vijë orët në vijim.

Testet mjekësore ishin programuar për sot, ndërsa detaje të reja janë zbuluar për këtë transferim.

Interi pranoi huazimin e mesfushorit shqiptar, por me detyrim blerjen.

Nëse Asllani regjistron 20 paraqitje gjatë sezonit, atëherë aktivizohet opsioni për blerjen e kartonit.

Al Jazira shpenzoi 1,5 milionë për huazimin. Sa i përket blerjes së kartonit do të duhen edhe 5 milionë euro të tjera.

Klubi i Abu Dhabit luan në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sezoni sapo ka filluar dhe Al Jazira regjistron fitore në dy ndeshjet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat