Struga Trim Lum deklasoi Bregallnicën

Futboll

Struga Trim Lum deklasoi Bregallnicën

Më: 29 gusht 2026 Në ora: 00:10
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Struga Trum Lum i është rikthyer shpejt fitoreve në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë, pasi mposhti ekipin e Bregallnicës me rezultatin bindës 4:0 para tifozëve të tyre vendas.

Dy gola për struganët i shënoi Malevski, një Agama dhe një tjetër Bunjamin Shabani.

Pas kësaj fitore, Struga TL renditet në vendin e dytë me 10 pikë, 5 më pak se liderja Shkëndija e Tetovës.

Struganët kanë 3 fitore, një barazim dhe një humbje. Në javën e ardhshme, skuadra strugane do të përballet me Sileksin po në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat