David Fadairo shkëlqeu me Dinamon në Europë.
Sulmuesi i huazuar nga Partizani tundi rrjetën në tri ndeshjet e fundit, ndërsa dy gola i gjeti kundër Pafosit.
25-vjeçari do të kthehet tashmë te “demat”, të cilët sakrifikuan shumë duke e huazuar te Dinamo.
Ai i ka dhënë lamtumirën bluve duke falenderuar trajnerin Ilir Daja për besimin.