Malisheva shtang Feronikelin 74 në Drenas

Futboll

Malisheva shtang Feronikelin 74 në Drenas

Nga: K.G. Më: 29 gusht 2026 Në ora: 18:20
Malisheva

Malisheva ka marrë pikë të plota në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Feronikelit 74.   

Futbollisti Kreshnik Uka e realizoi golin e epërsisë për Malishevën në minutën e dhjetë. 

Pas 14 minutave (24’), Laurent Xhylani ishte i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 24-t.

Në minutën e 55-të, Kreshnik Uka realizoi për 3:0. 

Pas javës së tretë, Malisheva kryeson me 7 pikë dhe Feronikeli është në fund me 0 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat