Roma firmos me liderin e Atalantës

Futboll

Roma firmos me liderin e Atalantës

Më: 30 gusht 2026 Në ora: 13:43
Marten de Roon

Roma është përfshirë në ndryshime të rëndësishme në mesfushë, ku pas largimit të El Aynaoui drejt Leipzigut, verdhekuqtë kanë siguruar shërbimet e mesfushorit holandez Marten de Roon.

Kontrata e mesfushorit holandez skadon në vitin 2027, ai do të transferohet te Roma për shifrën simbolike prej 1 milionë eurosh të gjitha në formë bonusesh falë një marrëveshje mes klubeve.

Lojtari kishte kërkuar largimin nga Atalanta, sidomos pas transferimit të Kessie te zikaltrit e Bergamo-s.

Lidhja e fortë mes De Roon dhe trajnerit Gasperini ka qenë vendimtare për këtë kalim e toj tek skuadra kryeqytetase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat