Avdimetaj rikthehet të Prishtina 

Futboll

Avdimetaj rikthehet të Prishtina 

Nga: K.G. Më: 30 gusht 2026 Në ora: 15:41
Eurolind Avdimetaj

Eurolind Avdimetaj rikthehet të Prishtina.

Lajmi bëhet i ditur nga klubi i futbollit me renome Prishtina.

Cila ishte marrëveshja?

“Me marrëveshje trepalëshe mes FC Prishtinës, KF Prishtina e Re dhe portierit Eurolind Avdimetaj, është marrë vendim i përbashkët për përfundimin e huazimit të tij dhe rikthimin te klubi bardhekaltër.

Avdimetaj, i cili ishte i huazuar te KF Prishtina e Re, rikthehet tashmë në skuadrën e FC Prishtinës dhe i bashkohet ekipit për vazhdimin e sezonit”, ka njoftuar FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat