Prishtina ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Llapit të Podujevës, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.
Prishtina e ka dominuar ballafaqimin dhe me meritë ndali tre pikë nën drita e reflektorëve.
Assane Diatta (2’e 71’), Albin Krasniqi (63’), Arianit Fazlija (84’) – realizuan për fitoren e thellë.
Duhet veçuar golin e bukur nga distanca të Krasniqit.
Ndeshja u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Prishtina i jep leksion Llapit.
Prishtinasit renditen në vend të tretë me 6 pikë dhe Llapi në fund me 0 sosh.