Çuditë në Superligën e Kosovës janë kthyer. Drenica kërkon fitoren ndaj Ballkanit në tavolinë.
Ballkani fitoi 0 me 2 në transfertë. Sfida ishte e vlefshme për javën e tretë.
Drenica pretendon se Ballkani aktivizoi një futbollist, i cili nuk lejohej të luante. Ky nuk është një rast i paprecedentë në Kosovë.
Drenica nuk e ka nisur mirë kampionatin. Pas dy barazimeve pasoi humbja, për të cilën kërkohet fitorja 3 me 0 në tavolinë..