Vjen firma me sulmuesin ganez

Futboll

Vjen firma me sulmuesin ganez

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 13:20
Clinton Osei

Clinton Osei është futbollisti më i ri i Ilirisë së Fushë-Krujës.

Sulmuesi 24-vjeçar vendosi që të largohej nga Makedonija GP, për të nisur një aventurë të re në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.

“Mirë se vjen, Clinton Osei! Klubi ynë i uron shumë suksese me fanellën bardheblu. Mirë se erdhe në familjen e KF Ilirisë”, shkruan ndër të tjera klubi nga Fushë-Kruja.

Ganezi ka një karrierë interesante, ku ra në sy me MTK Budapest në Hungari, si dhe me ekipin e Kozarmisleny.

Më vonë, ai ka luajtur me ACS TG Mures në Rumani dhe Voska Sport në Maqedoninë e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat