Situatë e paqartë për Brojën dhe Mehmetin

Futboll

Situatë e paqartë për Brojën dhe Mehmetin

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 14:19
Broja dhe Mehmeti

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga fundi i merkatos së verës, e cila mbyllet zyrtarisht sot, situata vazhdon të jetë e pakuptueshme për dy nga sulmuesit e Kombëtares shqiptare, Armando Broja dhe Anis Mehmeti.

Në ndeshjen e fundit, trajneri i Bërnlejt vendosi që ta linte në tribunë sulmuesin 24-vjeçar, duke i dhënë një sinjal të fortë për të ardhmen. Broja nuk ka asnjë dëmtim, por thjesht nuk ka bindur në ndeshjet që është aktivizuar.

Në fillimin e merkatos pati shumë zëra për largimin e tij nga Liga e Parë angleze, por me kalimin e kohës gjithçka u zbeh.

Anis Mehmeti ende nuk ka debutuar në Premier Ligë me Ipsuiçin. Në 3 ndeshjet e luajtura këtë sezon, 2 për kampionatin dhe 1 për Kupën, ai nuk ka qenë pjesë e skuadrës. Për Mehmeti-n ka pasur interes nga Birmingemi, por çështja nuk u konkretizua.

Lajmet pozitive vijnë nga Turqia, ku Ernest Muçi e ka gjetur gjuhën e komunikimit në fushë me Mohamed Salah. Sulmuesi kuqezi i ka dhënë një tjetër asist egjiptianit për të shënuar golin e vetëm në humbjen e Trabzonsporit.

Edhe mesfushori Adrino Pajaziti dha pasimin e fundit për gol në fitoren 2-0 të Hajdukut të Splitit kundër Lokomotivës së Zagrebit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat