Mungonte vetëm zyrtarizimi, i cili ka ardhur pak minuta më parë: Barcelona e përforcon repartin ofanziv dhe nga Arsenali e transferon Gabriel Jesus.
Operacioni është mbyllur mes dy klubeve mbi bazën e një oferte prej 15 milionë eurosh, ndërsa sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.
“Arsenali dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për transferimin e Gabriel Jesus te blaugranët. Sulmuesi brazilian do të firmosë një kontratë trevjeçare me klubin katalanas“, njoftoi klubi spanjoll.
I lindur në São Paulo të Brazilit më 3 prill 1997, Gabriel Jesus e nisi karrierën e tij futbollistike në qytetin e lindjes, te Anhanguera.
Më pas kaloi në akademinë e një prej klubeve më të mëdha të vendit, Palmeiras.
Ai debutoi me ekipin e parë në mars të vitit 2015, duke u shpallur më pas kampion dhe duke fituar trofe në Brazil, ndërsa në vitin 2016 u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i kampionatit brazilian.
Pas paraqitjeve të tij në Brazil, Gabriel Jesus u transferua në Evropë, ku e vijoi karrierën në nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar.
Tani, pas aventurës së tij me Manchester Cityn dhe Arsenalin, sulmuesi brazilian e nis një kapitull të ri në karrierë me fanellën e Barcelonës.
Transferimi i Gabriel Jesusit vjen pasi Barcelona nuk arriti ta finalizojë operacionin për Julián Alvarez, ndaj klubi katalanas ka vendosur ta përforcojë sulmin me 29-vjeçarin brazilian.