Armando Dobrës i janë dashur vetëm 3 ndeshje në kampionat me fanellën e Lejton Orient që të gjente golin e tij të parë me këtë skuadër në League One, kategorinë e tretë të futbollit në Angli.
Ish-sulmuesi i Shpresave, i transferuar gjatë verës në radhët e kësaj skuadre, e nisin ndeshjen e sotme në transfertë ndaj Bromleit nga stoli dhe u aktivizua vetëm në minutën parë shtesë.
Por atij i mjaftuan vetëm 30 sekonda në fushë për të gjetur rrjetën
Për futbollistin 25-vjeçar ky ishte goli i parë i tij në kategorinë e tretë të futbollit anglez, ku më parë kishte luajtur edhe me fanellën e Ipsuiç në vitet 2019-2022.