Manchester City nuk ndalet

Futboll

Manchester City nuk ndalet

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 00:08
Ndiaye

Manchester City vazhdon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri. Klubi anglez ka zyrtarizuar transferimin e Iliman Ndiaye, i cili vjen nga Evertoni dhe ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me “Citizens”.

26-vjeçari nga Senegali mbërrin në “Etihad Stadium” pas dy sezonesh të kaluara te Evertoni, ku fitoi përvojë të rëndësishme në Premier League. Më herët, Ndiaye ka luajtur edhe me Olympique Marseille dhe Sheffield United, skuadër të cilën e ndihmoi të ngjitej në Premier League në sezonin 2022/23.

Në nivelin ndërkombëtar, sulmuesi ka zhvilluar 44 ndeshje me Senegalin dhe ka marrë pjesë në dy edicione të Kupës së Botës, në vitet 2022 dhe 2026.

Ndiaye është një lojtar ofensiv i gjithanshëm, pasi mund të aktivizohet si në krahë, ashtu edhe në qendër. Ai është dallohet për driblimet, krijimtarinë dhe aftësinë për të rrezikuar portën kundërshtare në 30 metrat e fundit.

Afrimi i senegalezit i jep trajnerit Enzo Maresca-s një tjetër alternativë cilësore dhe të paparashikueshme në repartin ofensiv. Ndiaye synon të fitojë menjëherë një rol të rëndësishëm në skuadër dhe të kontribuojë në objektivat e Manchester City-t për sezonin 2026/27.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat