Pato me fjalë të mëdha për Ancelottin

Futboll

Pato me fjalë të mëdha për Ancelottin

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 09:33
Patto dhe Ancelotti

Alexandre Pato e ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin italian “La Gazzetta dello Sport”, ku përpos Milanit, ka folur edhe për kombëtaren braziliane, e cila tashmë është nën drejtimin e Carlo Ancelottit..

“Don Carlo” dështoi t’i bënte “Seleçao” kampionë të botës në tentimin e tij të parë, por ish-futbollisti brazilian beson shumë se ish-trajneri i tij tek Kuqezinjtë do ta ketë një eksperiencë më të mirë me jug-amerikanët në Botërorin 2030.

“Besoj se nuk është e lehtë të jesh trajner i Brazilit. Ancelotti gjithashtu nuk ka pasur shumë kohë për ta përgatitur Botërorin, ndaj nuk ka qenë aspak e thjeshtë, madje as për një trajner me përvojën e tij.”

“Unë bëj tifo për Carlon dhe familjen e tij, pasi jemi miq. Shpresoj që ai të mund të punojë me më shumë qetësi në përgatitje për Botërorin e ardhshëm.”

“Fakti se e ka një kontratë deri në vitin 2030 do t’ia mundësojë t’i planifikojë më mirë përgatitjet për Kupën e Botës dhe jam i bindur se rezultatet do të jenë më të mira”, u shpreh Pato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat