Nuk ishte lamtumira që do të donte. Pablo Garcia u largua në lot nga Betis, ndërsa ishte një lëvizje e detyruar dhe pse e pazakontë.
Sulmuesi 20-vjeçar u shit te Rejsing Santander për 5,5 milionë euro. Betis po ashtu ruajti 50% të kartonit në rast rishitje.
Lëvizja ishte e detyruar për arsye financiare. Vetëm kështu Betis do të krijonte hapësirën e nevojshme, që të rikthente Dani Sebajos. Ky ishte i lirë pas eksperiencës me Real Madrid.
Garcia u largua në lot nga qendra stërvitore. Po ashtu edhe nëna e tij që e shoqëronte në makinë.