PSG mbyll afatin me 24 lojtarë

Futboll

PSG mbyll afatin me 24 lojtarë

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 13:35
PSG

Paris Saint-Germain e ka mbyllur afatin kalimtar të verës me 24 lojtarë në ekipin e parë, pas një merkatoje aktive me gjashtë afrime.

Mes transferimeve të reja janë Ferran Torres, Mika Godts, Lucas Digne, Maghnes Akliouche dhe Alessandro Longoni, ndërsa klubi realizoi edhe disa largime të rëndësishme.

PSG arkëtoi të ardhura të konsiderueshme nga shitjet e Bradley Barcolas, Goncalo Ramos, Kang-in Lee dhe Ibrahim Mbaye.

Portierë
Matvey Safonov, Lucas Chevalier, Alessandro Longoni.

Mbrojtës
Marquinhos, Willian Pacho, Lucas Beraldo, Illia Zabarnyi, Lucas Hernandez, Lucas Digne, Nuno Mendes, Achraf Hakimi.

Mesfushorë
Vitinha, Joao Neves, Fabian Ruiz, Dro Fernandez, Warren Zaire-Emery, Senny Mayulu, Quentin Ndjantou.

Sulmues
Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia, Desire Doue, Mika Godts, Maghnes Akliouche, Ferran Torres.

PSG hyn në sezonin 2026/27 me një skuadër të ndërthurur mes përvojës dhe talenteve të rinj, duke synuar të mbetet konkurrues në të gjitha frontet, veçanërisht në garat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat