Piero Ausilio e ka mbyllur tek Interi ku mbante postin e drejtorit sportiv. Ky është një largim i bujshëm pasi Ausilio ishte pjesë e zikaltërve prej rreth 28 vitesh.
51-vjeçari ka luajtur më parë rolin e sekretarit, menaxherit dhe drejtorit të akademisë. Presidenti Xhusepe Marota e falenderoi për kontributin e tij.
Vendin e Ausilios e merr Dario Baçin. 50-vjeçari është emëruar drejtor sportiv për të nisur një epokë të re.
Baçin e njeh mjaft mirë Interin duke punuar aty prej vitesh. Dhe tashmë merr përsipër rolin e rëndësishëm.