Golat e Rei Manajt ndezin tifozët në stadium

Futboll

Golat e Rei Manajt ndezin tifozët në stadium

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 20:41
Rei Manaj

Sivaspor duket se do të luftojë për mbijetesën në këtë edicion të Ligës së Parë turke. Shpresa e vetme ndërkohë në sulm është tek Rei Manaj.

Manaj shënoi dy gola për të ndryshuar rezultatin e sfidës Sivaspor-Mardin. Ekipi i Sivasporit ishte në disavantazh 0 me 2, kur skenën e mori sulmuesi i Kombëtares.

Manaj shënoi fillimisht golin e barazimit në minutën e 62-të. Më pas erdhi edhe goli në minutën e 71-të për barazimin.

29-vjeçari me pesë golat e tij në Ligën e Parë turke është në krye të renditjes së golashënuesve. Deri tani janë luajtur pesë javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat