Amir Abrashi shënon në Kampionatin e Zvicrës

Futboll

Amir Abrashi shënon në Kampionatin e Zvicrës

Nga: K.Goca Më: 2 shtator 2026 Në ora: 23:47
Grasshoppers

Grasshoppers ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj St. Gallenit, në ndeshjen e javës së gjashtë të elitës së futbollit zviceran.

Kjo ishte fitorja e parë e Grasshoppersit në edicionin e ri, ndërsa një nga më të merituarit për këtë sukses ishte kapiteni Amir Abrashi, i cili shënoi golin e parë të takimit.

Në minutën e 12-të, i shkathëti Aliou Balde e hutoi mbrojtjen vendase dhe ia shërbeu topin në mënyrë perfekte Leon Frrokajt.

Megjithatë, ky i fundit, nga një pozitë shumë e favorshme, nuk arriti të shënojë.

Në minutën e 36-të, Amir Abrashi realizoi për 1:0, ndërsa Lee Young-Jun shënoi golin e dytë në minutën e 69-të.

Për Grasshoppersin u paraqitën nga minuta e parë Samuel Krasniqi, Bujar Pllana dhe Amir Abrashi. Abrashi u zëvendësua në minutën e 75-të, ndërsa Pllana në minutën e 83-të.

Në radhët e St. Gallenit, Leon Frrokaj ishte titullar dhe u zëvendësua në minutën e 61-të.

Pas gjashtë javësh, St. Gallen renditet në vendin e pestë me 7 pikë, ndërsa Grasshoppers mbetet në vendin e 11-të me 4 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat