Lutfi Dalipi asiston, por Vaduz mposhtet

Futboll

Lutfi Dalipi asiston, por Vaduz mposhtet

Nga: K.Goca Më: 2 shtator 2026 Në ora: 23:57
Vaduz

Në minutat shtesë, FC Luzern arriti të festojë fitoren me rezultat 2:1 ndaj Vaduzit, në takimin e javës së gjashtë të elitës së futbollit zviceran.

Vaduz, u paraqitën titullarë shqiptarët Liridon Berisha, Lutfi Dalipi dhe Denis Siman.

Për vendasit shënuan Dantas Fernandes (59'), Toggenburger (90+1') dhe për Vaduz (Stark (46'). 

Për Vaduzin sërish la gjurmë mesfushori Lutfi Dalipi, i cili asistoi në golin e minutës së 46-të, duke ndihmuar skuadrën e tij të kalonte në epërsi 0:1.

Megjithatë, Luzerni arriti ta përmbyste rezultatin dhe golin e fitores e shënoi në minutat shtesë.

Pas gjashtë javësh, Luzerni renditet në vendin e katërt me 8 pikë, ndërsa Vaduz është në fund të tabelës me 3 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat