Chelsea përgatit 100 milionë euro për yllin e Atletico Madridit

Futboll

Chelsea përgatit 100 milionë euro për yllin e Atletico Madridit

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 12:17
Alonso

Chelsea pritet të hyjë fuqishëm në afatin kalimtar të janarit, me klubin londinez që ka piketuar mesfushorin e Atletico Madridit, Pablo Barrios.

Sipas raportimeve, 23-vjeçari spanjoll është një nga objektivat kryesorë të Chelseat, i cili e sheh atë si përforcimin ideal për mesfushën.

Londinezët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 100 milionë euro për Barriosin, ndonëse Atletico Madrid nuk pritet ta lejojë lehtë largimin e tij.

Barrios konsiderohet lojtar i rëndësishëm nga Diego Simeone dhe ka një klauzolë lirimi prej plot 500 milionë eurosh.

Chelsea beson se spanjolli mund të formojë një dyshe të fortë në mesfushë me Moises Caicedon, falë intensitetit dhe forcës së tij në lojë.

Nëse oferta konkretizohet në janar, Atletico do të përballet me një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e një prej talenteve të saj kryesorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat