Shkëndija e Haraçinës synon pikë në Shtip 

Futboll

Shkëndija e Haraçinës synon pikë në Shtip 

Nga: K.G. Më: 4 shtator 2026 Në ora: 16:38
Pamje nga ndeshja

Pas fitores së madhe ndaj Bashkimit në Kumanovë, futbollistët e Shkëndijës së Haraçinës janë të motivuar për një tjetër sukses në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, këtë herë në udhëtim ndaj Bregallnicës në Shtip.

Sulmuesi Amir Nuhija shprehet se atmosfera në skuadër është fantastike dhe se ekipi, me përforcimet e fundit, po hyn në një formë gjithnjë e më të mirë.

Për objektivat e klubit nuk ka dilema, tri pikët janë alternativa e vetme.

“Shkëndija Haraçinë është klub me mentalitet kampioni. Drejtuesit dhe tifozët tanë besnikë gjithmonë kërkojnë fitore, pavarësisht kundërshtarit.

Me të njëjtën dëshirë dhe energji do t’i qasemi edhe ndeshjes në Shtip”, thekson Nuhija.

Ndeshja Bregallnica – Shkëndija Haraçinë zhvillohet sot, më 4 shtator, në stadiumin e qytetit në Shtip, duke filluar nga ora 18:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat