Futbollisti Edon Zhegrova nuk është më në planet e Juventus.
Prej ditësh, fati i sulmuesit shqiptar dihet.
Edhe pse merkatoja në Itali është mbyllur pas datës 1 shtator, ekziston ende mundësia që Zhegrova të shitet diku tjetër.
Për të përforcuar akoma dhe më shumë qëndrimin e Juventus mbi lojtarin, vlen të përmendet lista që bardhezinjtë kanë konfirmuar për ndeshjet që do t’i luajnë në Europa League.
Mungesa e Zhegrovës lë të kuptohet se 27-vjeçari është i destinuar të shohë për destinacion tjetër, teksa në skenë mbeten aktive edhe pistat e Arabisë Saudite, ku Al Ittihad mbetet kandidat potencial për të siguruar firmën e yllit të Kosovës.