Asnjë minutë për Mario Mitajn

Futboll

Asnjë minutë për Mario Mitajn

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 22:50
Genoa-Como

Como arrin fitoren e radhës përballë Genoa-s në javën e tretë të Serie A.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Luigi Ferraris” përfundoi me rezultanin 1-4 në favor të liqenorëve.

Sfida u hap me golin e sulmuesit të Genoa-s, Milutin Osmajic në minutën e 19-të, por ekipi i Fabregas arriti të reagonte me tre gola të shpejtë në minutën e 25-të me anë të mesfushorit, Martin Baturina, sulmuesit Assane Diao në minutën e 30-të dhe talentit argjentinas Nico Paz në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë Como administroj ndeshjen duke shënuar dhe golin e katërt në minutën e 78-të me anë të sulmuesit Diao. Në këtë ndeshje nuk pati asnjë minut për mbrojtësin e Kombëtares, Mario Mitaj duke u lënë në stol nga trajneri De Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat