Zyrtarizohet goditja e fundit nga gjigantët e Turqisë

Futboll

Zyrtarizohet goditja e fundit nga gjigantët e Turqisë

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 11:18
Rashica me bashkëlojtarin e tij

Milot Rashica po kalon periudhën më delikate te Beshiktashi. Altin Lala si menaxheri i tij zbuloi se ndryshe nga lojtarët e tjerë, nuk është paguar në gusht.

Klubi turk i ka kërkuar largimin sulmuesit shqiptar.

Po ashtu konfirmohet se 30-vjeçari nuk u përfshi në listën e Ligës së Europës dhe sinjali është i qartë.

Për Rashicën nuk do të jetë e lehtë që të pranojë largimin. Nuk kanë mbetur shumë opsione për transferim, ndërsa Arabia mund të jetë destinacion.

Kujtojmë se Rashica regjistron 121 ndeshje me Beshiktashin. Në ndeshjen e fundit të kampionatit përfundoi në tribunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat