Historia favorizon Vllazninë

Futboll

Historia favorizon Vllazninë

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 11:24
Pamje nga ndeshja

Foto ilustruese/ Cast nga një ndeshje mes Vllaznisë dhe Partizanit

Vllaznia dhe Partizani do të përballen me njëra-tjetrën sonte në mbrëmje, në sfidën e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e cila do të luhet në “Loro Boriçi”, nisë prej orës 18:30.

Sa i takon historikut të përballjeve në sezonin e kaluar, duhet thënë se për trajnerin e të kuqve, Florin Bratu, është një sfidë më vete për t’u kapërcyer me sukses.

Përpos një barazimi 1-1, i ardhur në nëntor të 2025, Vllaznia shfaqet më superiore në rezultate duke njohur 4 fitore në 5 përballje në total. Edhe golavarazhi është i konsiderueshëm në duelet “kokë më kokë”, 10 me 2 për shkodranët.

Mbetet për t’u parë nëse kjo ecuri do të përshkrojë të njëjtin skenar në Shkodër apo Florin Bratu do të shkaktojë të papritura duke marrë fitoren e parë të sezonit.

Në anën tjetër, edhe për Vllazninë e Edi Martinit është një mundësi për t’u kthyer te fitorja, pas dy barazimeve radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat