Mesfushori ftohet nga Kombëtarja shqiptare për ndeshjet e shtatorit

Futboll

Mesfushori ftohet nga Kombëtarja shqiptare për ndeshjet e shtatorit

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 11:48
Kombetarja shqiptare

Ylber Ramadani do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e shtatorit, përballë Bjellorusisë dhe San Marinos në Nations League. Mesfushori 30-vjeçar ka marrë ftesën nga Rolando Maran.

Edhe pse lista nuk është publikuar ende, është klubi i Superligës turke, Çorum FK, i cili ka njoftuar se Ramadani është ftuar nga Kombëtarja shqiptare.

Kështu, mesfushori bëhet i ftuar i parë “zyrtar”.

Vlen të theksohet se futbollisti në fjalë, është pikë kyçe për ekipin tonë kombëtar. Ramadani ka luajtur 50 ndeshje me Shqipërinë, duke gjetur edhe 1 herë rrugën e rrjetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat