Konsa: I kënaqur për debutimin me Arsenal

Futboll

Konsa: I kënaqur për debutimin me Arsenal

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 11:56
Ezri Konsa

I ardhur në momentet e fundit të merkatos së verës, mbrojtësi Ezri Konsa po paraqitet mirë me Arsenal dhe kjo u pa në ndeshjen derbi ndaj Chelsea. Mbrojtësi anglez bëri një paraqitje të mirë, duke rikuperuar ndaj Rogers në të majtë.

Vetë mbrojtësi reagoi kështu për debutimin e tij me “topcinjtë”, duke thënë:

“Kam dëgjuar se u pëlqen të mos pësojnë gol këtu. Më vjen keq që pësuam atë gol kaq shpejt ndaj Chelsea, por më pas u treguam më të kujdesshëm”.

“Më vjen mirë që jam këtu dhe po luaj, do të jap më të mirën që skuadra të fitojë sa më shumë”, tha Konsa, që u dallua edhe për disa ndërhyrje të ashpra, por ishte kjo arsyeja pse Arsenal nënshkroi me një lojtar të tillë për 55 milionë stërlina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat