Kapiteni i Egnatias, Albano Aleksi ishte i pranishëm në panelin e emisionit “Procesi Sportiv”, në TCH. Moderatori, Edi Manushi u ndal te gara në Superiore dhe rivalët që mund të rrëzojnë rrogozhinasit nga “froni”.
Edi Manushi: Ne flasim për Dinamon si ekipi që mund të mposht Egnatian për titullin, por Tetova te Teuta. Mos e nënvlerësoni se Teuta ka një skuadër të mirë.
Albano Aleksi: Ne e nisim gjithmonë nga vetja. Shpresojë që kundërshtarët të na shikojnë ne.
Ata janë mësuar që Egnatia është e fortë dhe luan futboll të bukur. Pavarësisht se ne kemi respekt për çdo ekip.
Teuta dhe Dinamo mendoj se do të jenë rreziku për ne në garën e Superiores.