Përgatitjet e Arsenalit për ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve në Itali ndaj Napolit, u përshinë nga kaosi para udhëtimit.
Mikel Arteta dhe skuadra e tij duhej të mbërrinin në Itali të martën në mbrëmje para se të zhvillohej konferenca për shtyp në orën 19:15 sipas orës lokale.
Por klubi është detyruar ta anulojë atë pasi nuk do të mbërrijë në Napoli deri në orën 21:30 për shkak të problemeve me kontrollin e trafikut ajror gjatë ditës së sotme në Angli.
Mësohet se skuadra ka qëndruar në qendrën stërvitore të klubit, e cila është 20 minuta larg aeroportit të Lutonit, ndërsa prisnin udhëtimin.
Shpresohet që kjo do të minimizojë çdo ndikim në skuadër, me problemin kryesor që është një kohë më e vonë e mbërritjes në Itali.
Klubet duhet të mbajnë një konferencë për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, por UEFA pranoi ta lejojë Arsenalin ta anulojë të tyren për shkak të rrethanave.